Policia e Shqipërisë kap kosovarin nga Zvicra me Lamborghini të vjedhur në Itali në vitin 2011

Policia kufitare në Morinë ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar nga Kosova.

Ai është kapur me një veturë luksoze të tipit “Lamborghini”.

E njëjta sipas njoftimi të Policisë së Shtetit, ishte vjedhur në Itali në vitin 2011.
Njoftimi i plotë:

Morinë, Kukës
Intensifikohen masat për parandalimin, identifikimin dhe goditjen e paligjshmërisë në pikat kufitare.
Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana, ka sekuestruar një automjet luksoz të vjedhur në Itali.
Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari kosovar me banues në Zvicër.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin L. R., i cili transportonte një mjet luksoz “Lamborghini Gallardo”.
Pas verifikimeve të thelluara në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana rezultoi se mjeti “Lamborghini Gallardo” ishte vjedhur në Itali më datë 20.07.2011 dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin e shtetasit L. R., 36 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

- Reklamë nga Gjirafa -

Artikuj të ngjashëm

MOTISOT
Minutë pas minute

Republic of Kosovo
broken clouds
15.9 ° C
16.1 °
15.6 °
82 %
0.5kmh
75 %
Wed
18 °
Thu
19 °
Fri
24 °
Sat
23 °
Sun
25 °

LAJMET E FUNDIT

Priten vërshime, Qeveria thotë se është e gatshme të reagojë

Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se mund të ketë vërshime në Kosovë pas reshjeve të shumta të shiut. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se...