Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për arrestimin e mjekut Sama Deliu.
Mjeku i cili dje u arrestu në vendin e punës në QKUK iu janë sekuestruar para si provë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njofimin e policisë.
Ndryshe dje , Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njopftuar se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka urdhëruar ndalimin e personit me inicialet S.D., në cilësinë e mjekut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas KPRK-së.
Prokuroria në koordinim me Policinë është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë çështje penale.