Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person lidhur me vrasjen makabre që ndodhi pasditën e sotme në Fushë- Kosovë.
Në këtë ngjarje tragjike dyshohet se djali ka vrarë me sopatë babain e tij.
Krimi i rëndë është kryer në shtëpi private rreth orës 17:00, njofton Policia e Kosovës.
“Personi i dyshuar për vrasjen është i moshës 40 vjeçare. Ndërsa sipas inforve fillestare mosha e viktimës është rreth 72 vjeçar”, njoftoi zëdhënësi i Policisë gjatë një konference për medie.
Ai tha se viktima dhe i dyshuari janë në lidhje familjare dhe se po punohet për sqarimin e të gjitha rrethaneve para se të bëhen të ditura motivet e këtij akti tragjik.
Sipas policisë, dyshohet se në këtë krim është përdorur një mjet i mprehtë./Objektiv/