spot_img

Policia sekuestron sërish arsenal armësh, në veri

spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se angazhimet dhe masat shtesë të Policisë së Kosovës po vazhdojnë në veri të vendit, me qëllim që banorëve të asaj zone tu ofrohet siguri, të parandalohen aktet e mundshme kriminale e terroriste.

Sot, si rezultat i patrullimeve dhe angazhimeve nga njësite relevante policore, janë siguruar informacione se në një lokacion të komunës së Zubin Potokut, dyshohej se gjenden të fshehura armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

Pas verifikimit të informacionit njësite policore kanë kryer kontrollin në objekte ndihmëse ku në një kotec pule, të fshehura nën kashtë dhe në disa fuçi (bure) të mbushura me drithëra u zbuluan disa qese me armë, municion, antiplumb dhe pajisje të tjera ushtarake, të cilat janë sekuestruar si dëshmi dhe prova materiale, e që janë si në vijim:

• Një armë AK-47 e demontuar.

• Shtatë karikatorë për AK-47 me nga 30 fishekë, 12 fishekë dhe të zbrazët.

• Pjesë të ndryshme për armë me një kuti plastike.

• Municion të kalibrave të ndryshëm.

• Një helmetë ushtarake.

• Dhjetë rripa për uniforma ushtarake.

• Një kapelë ushtarake.

• Dy çantë ushtarake.

• Një shall kamuflazhi për snajper.

• Një këllëf ushtarak për karikator të armës së gjatë.

• Disa jelekë taktikë ushtarakë, prodhim kinez.

• Disa uniforma, xhaketa, këmisha, pantallona, rripa dhe kapela ushtarake me emblema e mbishkrime të llojeve të ndryshme, përfshirë ato ruse etj.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente.

“Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar që të angazhohet në ruajtjen e rendit kushtetues dhe njëherit siguron qytetarët pa dallim se këto masa janë ndërmarrë në interes të sigurisë së tyre, parandalimit të akteve kriminale, ruajtjes së pronës publike dhe asaj private, si dhe sjelljes së personave të dyshuar para organeve të drejtësisë, në mënyrë që qytetarët e asaj zone të kenë një jetë më të qetë e më të sigurt.

Luten qytetarët që të vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës e cila është në shërbim të tyre dhe për çfarëdo informate që ndërlidhet me sigurinë ta njoftojnë Policinë, në mënyrë anonime duke përdorur numrat kontaktues: 192, 080019999, 038 550 999 dhe në [email protected]” thuhet në njoftim.

Policia gjithashtu deklaron se situata e sigurisë në nivel vendi vlerësohet e qetë, “por siç e kemi bërë të ditur në vazhdimësi, në veri është një situatë e brishtë, e përcjellë me raste të natyrave të ndryshme kriminale, sikurse rasti i sulmit kriminal terrorist i ndodhur me 29.11.2024 ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit në Ibër Lepenc, të komunës së Zubin Potokut”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img