spot_img

Portieri i Kosovës çudit Anglinë, super-bakshishi që i la kamerieres pushton mediat britanike

spot_img

Arijanet Muriç, portieri i përfaqësueses së Kosovës, nga viti i ardhshëm mund të bëhet protagonist në Premier Ligë. Gardiani 24-vjeçar, ka siguruar këtë vit të drejtën me Bërnlin që të luajë në elitë në edicionin e ardhshëm. por sot, emri i tij në mediat angleze nuk është përmendur vetëm për arritjet sportive.

“Bild” ka publikuar një lajm për një super-bakshish që Muriç ka lënë gjatë një vizite që ka bërë së fundmi në Mynih dhe lajmi është shpërndarë në të gjithë mediat britanike. Ka qenë vetë kamerierja me emrin Shantal, e klubit “Filmcasino” ajo që ka treguar se ylli i Kosovës ishte ai i që qerasi shokët e skuadrës dhe në fund pagoi jo vetëm një faturë të majmë, por la edhe një super-bashkish për kamerieren që u kishte shërbyer.

“Unë i ftova të gjithë dhe ndava fitimet e mia me kolegët. Rojeve të lokalit, DJ, punëtorëve të shërbimit, edhe ato që punonin në banja, morën ndiçka nga ky bakshish”, shpjegoi Shantal e cila tregoi se shuma që i kishte lënë Muriç për shërbimin ishte 10 mijë euro.

Muriç kishte paguar faturën për të gjithë, rreth 40 mijë euro, pasi ishin konsumuar mes të tjerave 40 shishe “Dom Perignon”, 10 shishe “Armand de Brignac” dhe katër “Moet & Chandon Nectar”.

“Ai ishte një klient i këndshëm dhe krijoi atmosferë të mirë’, tregoi studentja e cila punon part-time në këtë lokal nate në Mynih dhe me paratë që fitoi nga Muriç kishte blerë një qen Pomeranian

NGJARJE TË TJERA

spot_img