spot_img

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj, dënohet me një vit moslojë nga FSHF – nuk shpëton lehtë as Florent Hasani

spot_img

Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka shqiptuar dënimet për Tiranën shkaku i dhunën që u ushtrua ndaj zyrtarëve të ndeshjes me Bylisin, në kuadër të xhiros së 35-të të Kategorisë Superiore.

Gjashtë lojtarë dhe tre pjesëtarë të stafit të Tiranës janë pezulluar nga 4 ndeshje deri në 2 vite pezullim.

Visar Bekaj, Albano Aleksi, Aldi Gjumsi, Bruno Lulaj, Besir Iseni, Florent Hasani, Arzen Vocaj, Kostandinos Jani dhe Marvi Kastrati janë ndëshkuar nga Disiplina si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur në fundin e ndeshjes me Bylisin.

Në përfundim të ndeshjes që u mbyll në barazim 2-2, krahas protestave të lojtarëve, shumë tifozë dhe persona të paidentifikuar u futën në fushë, duke sulmuar fizikisht gjyqtarët dhe zyrtarët e ndeshjes.

Besir Iseni është lojtari që ka marrë masën më të lartë të ndëshkimit, duke u pezulluar për 24 muaj (2 vite).

Me dorë të hekurt është ndëshkuar dhe portieri Visar Bekaj, i cili është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, të cilit i ndalohet aktiviteti për 12 muaj (1 vit).

Me nga 6 ndeshje pezullim janë dënuar Albano Aleksi, Aldi Gjumsi dhe Bruno Lulaj, ndërkohë që për 4 ndeshje nuk do të jetë i gatshëm Florent Hasani, po ashtu lojtarë që në të kaluarën është ftuar te Kosova.

Visar Bekaj flitej se ishte afër transferimit në Turqi te klubi Hatayspor, gjatë kësaj vere dhe ky dënimi mund të bëjë që t’ia ndalojë kalimin në kampionatin turk.

Edhe Florent Hasani që kishte një sezon të jashtëzakonshëm me Tiranën, kishte oferta nga kampionate më të mira.

NGJARJE TË TJERA

spot_img