Në botën e sportit, të paktë janë ata që kanë kurajon të deklarojnë hapur preferencat e tyre seksuale.
Së fundmi, futbollisti dhe mbi të gjitha një legjendë që ka bërë histori në futboll i ka habitur të gjithë.
Iker Casillas, ish-portieri dhe kapiteni i Spanjës dhe Real Madrid, ka deklaruar në rrjetin e tij në Twitter se ishte gej dhe shpresonte të kishte mirëkuptimin e të gjithëve.
Kjo deklaratë i ka habitur të gjithë pasi Casillas është i martuar me Sara Carbonero dhe është babai i dy fëmijëve Martin, 8 vjeç dhe Lucas 5 vjeç.
Por nuk dihet nëse kjo është një deklaratë nga vetë futbollisti apo nëse ka rënë pre e hakerimit të rrjetit social “Tëitter”.