Vrasja e Albert Krasniqit e ka prekur edhe këngëtaren Tuna.
Ajo ka publikuar një fotografi pranë të ndjerit dhe ish gruas së tij, Besa Gashit, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja e ka postuar në Instagram fotografinë nga arkiva të shkrepur vite më parë në kohën kur ish bashkëshortja e tij ka qenë shtatzënë.
Ndryshe, përveç Tunës edhe shumë artistë tjerë të estradës e rikujtuan me nga një fotografi Albert Krasniqin.
Rikujtojmë se janë zbuluar detajet e para nga vrasja, avokati i babait të ndjerit ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur aksidentalisht./Lajmi.net/
Albert Krasniqi para pak minutave u varros në varrezat e Prishtinës.