Po shkonte për të takuar të atin. Tomasi ishte 19 vjeç në atë kohë, 10 vite më parë. Arrin në destinacion dhe i duhet të kalojë rrugën, por një makinë e merr përpara. Një oficer policie që e pa ngjarjen tregoi se një taksi e goditi. Tomasi fluturoi në ajër, u përplas në çatinë e makinës dhe më tutje ra me kokë në tokë.
Në spital nuk e mbajtën shumë, pasi nuk kishte pësuar dëme serioze. Por disa ditë më pas, nisin dhimbjet e kokës, të vjellat dhe dhimbjet. I riu shkon sërish në spital dhe pas një skaneri të kokës, rezultoi se kishte një mpiksje të gjakut në tru. Hyn në operim dhe heq atë mpiksje, por nga salla 19 vjeçari doli pa ditur se kishe humbur memorjen.
Fillimisht as vetë Tomasi nuk e kuptoi që kishte humbur memorjen. Momenti që ai arriti të kuptojë se nuk mbante mend asgjë para përplasjes, ishte kur në dhomën e spitalit hynë disa njerëz që qanin e buzëqeshnin, i flisnin dhe e përqafonin.
I dukeshin si fytyra të para diku, por nuk i mbante mend. Këta njerëz në fakt ishin nëna, babai dhe vëllezërit e motrat e tij.
Kur shkoi në shtëpinë e tij, Tomasi as që e mbante mend. As shokët e shoqet nuk i kujtonte. Një zbrazëti e madhe e kishte pushtuar. Familjarët fillimisht nuk donin ta besonin… por humbja e memorjes së 19 vjeçarit, ishte një fakt.
Për 10 vite, Tomasi nuk kishte asnjë memorje të asaj që kishte ndodhur në jetën e tij përpara aksidentit tragjik. Në atë kohë dëshira e tij e madhe ishte të shkollohej për dizajn, por kur pa vizatimet e pikturat e veta, nuk iu dukën aspak me interes.
“Njeriu që isha përpara aksidentit, dukej sikur ishte ndonjë paraardhës i imi. E dija që kishte ekzistuar, por nuk më dukej real. Fillimisht nuk më bezdiste, por me të kaluar të 20-tat nisën problemet. Pavarësisht gjithçkaje, isha i lumtur vetëm që isha gjallë, por të përballeshe me të ardhmen pa një të shkuar, më dukej shumë e padrejtë”
Humbja e tij e memorjes kishte sjellë dhe një problem serioz për Tomasin, ajo që njihet si ‘prosopagnosia’, thënë me fjalë të tjera ‘verbëria’ për fytyrat. Tomasi nuk arrinte të njihte as fytyrën e nënës e babait jashtë një konteksti apo detaji të caktuar.
Por pavarësisht kësaj, ai vendos që të njohë një vajzë. Në atë kohë e shoqja kishte lyer flokët dhe që prej asaj kohe nuk ka ndaluar së i lyeri, vetëm që i shoqi të mund ta kishte më të lehtë ta njihte atë.
Pas disa vitesh së bashku, u martuan dhe sollën në jetë dy fëmijë. Tashmë 10 vite larg ngjarjes që i mori ‘të shkuarën’, Tomasi ishte ulur një ditë në banesën e tij. Përballë kishte një palë kaseta të vjetra. Muzikë e viteve ’80, muzikë me të cilën ishte rritur kur ishte fëmijë. Vë të dëgjojë njërën prej tyre “Gropa në Hënë” (The Whole of the Moon). Po i dëgjonte sepse kishte në plan t’i vendoste nesër në festën për 30 vjetorin e tij.
“Ajo këngë më ndryshoi jetën”- kujton Tomasi, duke thënë se teksa po dëgjonte, në mendje i erdhën disa kujtime të vegjëlisë së tij.
“Isha ulur në një dysheme të çuditshme ngjyrë blu dhe mund të shihja një radio të vjetër. Më pas mu kujtua një tjetër gjë, po mbaja një dorë të stërmadhe (dora e të atit)… më pas mu kujtua një pemë e Vitit të Ri. Po qëndroja poshtë saj dhe aty ishte një grua, po më buzëqeshte. Ishte nëna ime.”-kujton Tomasi.