Kampioni i Premier League, Manchester City është dënuar me 2 milionë funte pas 22 shkeljeve të rregullores së elitës së futbollist anglez.
City është dënuar për shkak të shkeljes së nenit L.33 të rregullores së Premier League, në 22 raste të veçante.
Drejtuesit të klubit dhe atë të ligës angleze kanë rënë dakord për një marrëveshje lidhur me pranimin e fajësisë.
City kishte shkelur rregullin që lidhet me fillimin e ndeshjes në fillim të saj dhe rifillimin pas pauzës prej 15 minutave në pushim mes pjesëve.
“Premier League dhe Manchester City FC kanë hyrë në një marrëveshje sanksioni pasi klubi pranoi se kishte shkelur Rregullin L.33 të Premier League në lidhje me detyrimet e fillimit dhe rifillimit. Shkeljet kanë të bëjnë me një numër ndeshjesh të Premier League gjatë sezoneve 2022/23 dhe 2023/24. Rregullat në lidhje me fillimin dhe rinisjen ndihmojnë në sigurimin që organizimi i garës të vendoset në standardin më të lartë të mundshëm profesional dhe të sigurojë siguri për tifozët dhe klubet pjesëmarrëse. Gjithashtu siguron që transmetimi i të gjitha 380 ndeshjeve të Ligës në mbarë botën të mbahet sipas orarit”, thuhet në njoftimin e Premier League.
Marrëveshja e sanksionit tregon se klubi ka kërkuar falje për shkeljet e pranuara dhe u ka kujtuar lojtarëve dhe ekipeve drejtuese të futbollit për përgjegjësitë e tyre në respektimin e rregulloreve.