Shefi i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka njoftuar me anë të një postimi të tijin në facebook se ka drekuar me disa prej homologeve të tij, nga federatat tjera në vendin tonë, si atë të Federatës së Basketbollit, të Hendbollit si dhe të Volejbollit.
Ademi ka njoftuar se kane pasur biseda shume miqësore dhe konstruitive, në interes të zhvillimit të të gjitha sporteve në vendin tonë.
Ja postimi i z. Ademi:
Sot pata kënaqësinë që të shtroj drekë për miqtë e mi të federatave më të mëdha sportive në vend. Bashkë me Arben Fetahun të FBK-së, Eugen Saraçinin e FHK-së dhe Bahri Gjinovcin e FVK-së, shkëmbyem përvojat tona dhe mundësitë e bashkëpunimit në nivel të federatave. Organizimi i kësaj dreke ishte vetëm dëshirë për t’u takuar dhe bashkëbiseduar mbi punën dhe zhvillimin e sporteve tona, ndërsa këto dreka tashmë janë shndërruar në traditë të ndërsjellë. Gjithsesi në prag të ndeshjes kundër Izraelit, ata më dëshiruan suksese për Kombëtaren e Kosovës dhe shprehën përkrahjen e tyre në këtë drejtim