spot_img

Presidenti Ademi përkujton Agim Bytyqin: Vepra dhe kontributi i tij janë të pashlyeshme

spot_img

Sot u mbushën katër vjet që nga ndarja nga jeta e kryetarit të parë të FFK-së, Agim Bytyqi, një emër që do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit kosovar. Në vitin 1991, në një kohë kur Kosova po përballej me represionin e pushtetit serb, Bytyqi me guxim dhe vizion udhëhoqi themelimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, duke vënë themelet e asaj që sot është prej institucioneve më të rëndësishme sportive në vend.

Në këtë ditë, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, shprehu mirënjohjen e tij të thellë për kontributin e Bytyqit, teksa e përkujtoi përmes një.postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i presidentit Ademi:

Sot përkujtojmë njeriun që hyri në historinë e futbollit të Kosovës, kryetarin e parë të FFK-së, Agim Bytyqi. Kaluan katër vjet që kur ai na la, por vepra dhe kontributi i tij për futbollin dhe atdheun mbeten të pashlyeshme në historinë dhe kujtesën tonë.

Në një periudhë të vështirë për Kosovën, në vitin 1991, Agim Bytyqi me guxim, kurajë dhe vizion udhëhoqi themelimin e FFK-së, përballë represionit dhe rreziqeve të shumta nga pushtuesi serb. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij me vendosmëri ndërtuan themelet e një historie të re për futbollin tonë, të cilën sot e përfaqësojmë me krenari në UEFA e FIFA.

I jam mirënjohës për punën e palodhshme atij dhe gjithsecilit që në periudhën e rezistencës kontribuoi me guxim për futbollin e Kosovës.

I përhershëm qoftë kujtimi!

NGJARJE TË TJERA

spot_img