spot_img

Presidenti Ademi priti në takim Gjeneratën e Artë

spot_img

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në takim Gjeneratën e Artë të futbollistëve kosovarë. Ata të cilët në vitet e lavdishme shkruan historinë e futbollit kosovar, të parin e FFK-së e vizituan për shkak të situatës së krijuar së fundmi.

Të njëjtit shprehën keqardhje, për siç thanë ata padrejtësitë që iu bënë presidentit Ademi, derisa i ofruan atij përkrahje morale për të vazhduar tutje me punët e tij në FFK.

Ajet Shosholli dhe të gjithë tjerët e konsideruan akt të ulët, veprimin e disa personave të cilët me tendencë tentojnë t’i bëjnë keq futbollit kosovar në krye me presidentin Ademi. Shosholli i uroi presidentit shëndet dhe suksese në punët dhe projektet e tij për të ardhmen.

Nga ana tjetër, kreu i FFK-së i falënderoi përzemërsisht të gjithë ish-futbollistët kosovarë, të cilët në çdo kohë dhe situatë i kanë dhënë mbështetje të pakontestueshme. Ai po ashtu i njoftoi ata nga afër me gjithë çfarë ka ndodhur së fundmi si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.

Ndër të tjera, presidenti Ademi i informoi në lidhje me procesin e licencimit të FFK-së gjë për të cilën javë më parë pati edhe vizita nga UEFA. Tutje, ai theksoi se nga FFK janë plotësuar të gjitha kriteret dhe shprehu keqardhje se si disa individë, të cilët nuk përfaqësojnë asgjë në futbollin kosovarë, tentojnë ta bllokojnë zhvillimin e tij për shkak të mos arritjes së interesave personale.

I pari i FFK-së, po ashtu, premtoi se i është rikthyer punës me shumë përkushtim dhe se do të vazhdojë në realizimin e të gjitha pikave të parapara në programin e tij të mandatit 4-vjeçar.

NGJARJE TË TJERA

spot_img