spot_img

Presidenti Ademi priti në takim ministrin Ejup Maqedonci

spot_img

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

I pari i FFK-së dhe ministri Maqedonci diskutuan rreth mundësisë për bashkëpunim ndërinstitucional dhe përfshirjen e pjesëtarëve të FSK-së në futbollin kosovar.

Ndër të tjera ata parashtruan idenë që pjesëtarët e FSK-së të përfshihen më shumë në aktivitetet e futbollit me projekte e evente të ndryshme. Gjatë takimit u diskutua edhe ideja e ndërtimit të një kampi të përbashkët në kryeqytet, në të cilin do të mund të zhvillohen aktivitetet sportive.

Po ashtu, Federata do t’i ofrojë në dispozicion ministrisë Kampin Nacional në Hajvali dhe ekipi organizativ i FFK-së do të jetë në shërbim të MB-së dhe FSK-së kur këto të fundit do të kenë ndonjë aktivitet sportiv.

Bashkëpunimi në projektet e planifikuara do të vlejë edhe në krijimin e kushteve për të zbatuar idetë, ku FFK mund të merret me aspektin fizik/sportiv dhe organizativ, derisa ministria të jetë e gatshme të asistojë me inxhinierë, pajisje teknike dhe mjete tjera të nevojshme për të implementimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta.

Krerët e këtyre dy institucioneve u dakorduan që në ditët në vazhdim të nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, përmes të cilit do të konkretizohen të gjitha idetë dhe projektet e përbashkëta.

Në fund të takimit, presidenti Ademi e nderoi ministrin Maqedonci me fanellën e personalizuar të Kosovës dhe me simbolin e kryeqytetit “Hyjneshën në Fron”, derisa ministri i dhuroi presidentit Ademi medaljonin personal.

NGJARJE TË TJERA

spot_img