spot_img

Presidenti Ademi priti përfaqësuesit e KFOR-it italian

spot_img

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot përfaqësuesit e KFOR-it italian, kryeshefin Domenico Cucci (i cili ka prejardhje arbreshe), si dhe Zitiello Claudio. Kreu i FFK-së ka shprehur kënaqësinë e tij për mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm me KFOR-in italian në të ardhmen, duke e vlerësuar këtë si një mundësi të mirë për të dyja palët për t’i kontribuar komunitetit.

KFOR-i italian shprehu gatishmërinë që të mbështesë federatën në aspektin e infrastrukturës, duke filluar nga infrastruktura më bazike.

Kreu i FFK-së u shpreh i kënaqur duke marrë parasysh se do të ketë përkrahjen e KFOR-it çdo herë. Bashkëpunimi ndërmjet FFK-së dhe KFOR-it do të sjellë mundësi të promovimit të aktiviteteve të përbashkëta në vendin tonë. Në fund të takimit, presidenti Ademi i ka nderuar mysafirët me dhurata simbolike.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img