Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për Kurban Bajramin.
Të nderuar, drejtues të klubeve, trajnerë, futbollistë, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë dhe qytetarë të besimit islam të Republikës së Kosovës!
Kam kënaqësinë që në emrin tim dhe KE të FFK-së të ju uroj përzemërsisht festën e Kurban Bajramit juve dhe familjeve tuaja.
Uroj që kjo festë të ju gjej pranë familjeve tuaja, me shëndet të mirë e sa më shumë begati.
Kurban Bajrami na frymëzon të kultivojmë vlerat e solidaritetit dhe të mirëkuptimit ndaj njëri-tjetrit, por edhe kujdesit ndaj shtresave në nevojë të shoqërisë sonë.
E padyshim festat e tilla na udhëzojnë për përkushtim në punë të përbashkët e të drejtë dhe në zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit të vendit tonë.
Zoti ju dhuroftë mbarësi dhe mirësi!
Urime Kurban Bajrami!
Me respekt
A.A.