spot_img

Presidenti Ademi viziton skuadrën e Kikës, shpalos moton për Vitin 2023 “Me Kosovën në Evropian”

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka qëndruar sot në Hogosht ku ka vizituar skuadrën e Kikës dhe ka përgëzuar drejtuesit e klubit për projektin e ri të stadiumit aktual, shkruan Demokracia.com.

Ai edhe një herë ka qenë i gatshëm të ndihmojë skuadrën në infrastrukturë, derisa edhe ka shpalosur moton për Vitin 2023, e e cila është “Me Kosovën në Evropian”.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Në kuadër të vizitave të fundvitit nëpër klube dhe regjione, sot qëndrova në KF “Kika” në Hogosht. Me këtë rast i përgëzova drejtuesit e klubit për projektin e ri të stadiumit aktual si dhe për një fushë stërvitore me bari sintetik, që do të financohen nga komuna e Kamenicës.

Gjatë kësaj vizite shpreha gatishmërinë time dhe të federatës për ta ndihmuar këtë projekt, në mënyrë që ta përmirësojmë sa më shumë infrastrukturën sportive dhe t’u krijojmë kushte sa më të mira klubeve dhe të gjitha gjeneratave për zhvillimin e lojës së futbollit.

Po ashtu, në këtë vizitë pata kënaqësinë që t’ia dhuroj një fanellë të Kombëtares së Kosovës tifozit 90-vjeçar, i njohur nga të gjithë në këtë zonë si Aga Dan. I dëshirova shëndet dhe e përgëzova për përkushtimin e tij ndaj lojës sonë të përbashkët – futbollit.

Gjithashtu para të pranishmëve e shpalosa edhe moton e re për vitin 2023 “Me Kosovën në Evropian”, duke u kërkuar të gjithëve mobilizim dhe përkrahje për djemtë dardanë në ciklin e ardhshëm kualifikues.

NGJARJE TË TJERA

spot_img