Kosova ka nisur sot stërvitjet për dy ndeshjet e marsit ku takohet fillimisht me Izraelin me 25 e pastaj me Andorren me 28 mara në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian.
Presidenti i FFK-së për të qenë sa më afër dhe për t’ju afruar mbështetje sa më të madhe, sot ka takuar në Aeroportin e Prishtinës dy yjet e Kombëtares, Arbër Zeneli e Florent Hadërgjonaj.
“Nga aeroporti “Adem Jashari”, ja nisëm për së mbari”, ka shkruar Ademi në ‘Instagram’ në një fotografi ku shihet i shoqëruar me Zenelin e Hadërgjonajn.
Kosova të shtunën nga ora 18:00 luan me Izraelin në Tel-Aviv.