spot_img

Presidenti Agim Ademi vizitohet nga ish-ylli i kombëtares, Besart Berisha

spot_img

Ish-futbollistin e Kombëtares,  Besart Berisha, është pritur sot nga i pari i futbollit kosovar Agim Ademi. Berisha, i cili ka gjurmë edhe në futbollin australian asnjëherë nuk e humbi mbështetjen për futbollin kosovar. Derisa Ademi shquhet për respektin që gëzon për futbollistët kosovar.

Më posht gjeni postimin e Ademit:

Sot pata kënaqësinë që ta pres ish-futbollistin e Kombëtares, Besart Berisha.

Biseduam për ecurinë e Dardanëve që nga ditët e para pas anëtarësimit në UEFA e FIFA dhe për zhvillimin e përgjithshëm të futbollit në Kosovë.

Besarti mbeti i mahnitur me progresin e bërë në vitet e fundit dhe shprehu përgëzimet e tij për punën e bërë në infrastrukturën sportive.

Pas përmbylljes së karrierës së shkëlqyeshme si futbollist në Australi, ai ka vendosur që të nisë zejen e trajnerit.

Planet e tij janë që fillimisht të punojë me grupmosha të reja, derisa kontributin e tij për Kosovën synon ta japë si ‘skaut’, në zbulimin e talenteve të reja.

E falënderova për kontributin e tij në fanellën e Kombëtares dardane, i dëshirova licencim sa më të shpejtë si trajner dhe suksese në planet e tij për të ardhmen.

Ai dhe të gjithë futbollistët e tjerë të Kombëtares do të jenë gjithmonë të mirëseardhur në shtëpinë e tyre – FFK.

#BashkëPërFutbollin

NGJARJE TË TJERA

spot_img