spot_img

Presidenti Erdogan për tensionin në Mesdheun Lindor: Askujt të mos i duket vetja i madh në pasqyrë

spot_img

Në Mesdheun Lindor askujt të mos i duket vetja i madh në pasqyrë dhe të mos vrapojë as pas iluzioneve, tha të enjten Presidenti Erdoan në takimin me kryetarët e degëve të partisë së tij.

Presidenti i vendit dhe njëherësh Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Edoğan) iu drejtua me një fjalim kryetarëve të degëve të partisë së tij në një takim të gjerë që u mbajt të enjten në selinë e AK Partisë në Ankara.

Duke deklaruar se sonte ai do të bisedojë në telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) Charles Michel, Erdoani tha:

“Ne nuk jemi në Libi për të bërë fotografi, apo shfaqje para kamerave siç bëjnë disa të tjerë. Ne jemi atje, pasi këtë e kërkon vëllazëria jonë e vjetër dhe e përjetshme. Hapat që ka ndërmarrë vendi ynë për të garantuar të drejtat dhe interesat e tij në Mesdheun Lindor janë shndërruar si të thuash në një letër lakmusi si në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme”.

Në lidhje me tensionin në Mesdheun Lindor, udhëheqësi turk tha: “Askujt të mos i duket vetja i madh në pasqyrë. Po flas hapur dhe drejtpërdrejt, të mos vrapojë as pas iluzioneve”.

“Nuk është Turqia ajo që rrit tensionin në Mesdhe, por është mentaliteti grek që përpiqet të injorojë Turqinë dhe Republikën Turke të Qipros së Veriut. Ne nuk kemi pretendime ndaj të drejtave të askujt, por ne nuk do të lejojmë asnjë vend që të na i marrë të drejtat”,- theksoi Erdoan.

“Ata që sulmojnë bashkëkombësit dhe vëllezërit e mi duhet ta dinë edhe këtë që ata do të japin llogari për këtë çështje përmes ligjit ndërkombëtar dhe metodave të tjera. Qëndrimi i Greqisë në Egje dhe Mesdhe është i qëllimshëm dhe mashtrues. Nuk mund të shpjegohet me logjikë dhe gjykim të shëndoshë kërkesa për të zotëruar juridiksion detar mbi një ishull, i cili është vetëm 2 km larg bregdetit turk dhe 580 km larg Greqisë kontinentale. Unë gjithashtu paralajmëroj edhe BE-në për këtë. A i përmbush një shtet anëtar i BE-së detyrimet e tij për të mbrojtur të drejtat e pakicave sipas legjislacionit evropian? BE-ja duhet t’i kërkojë llogari qeverisë greke për këtë. Të pretendosh juridiksion detar mbi një sipërfaqe 40 mijë kilometra katrorë duke u nisur vetëm nga një sipërfaqe toke prej 10 kilometrash katrorë është edhe qesharake, edhe e pabazuar për sa i përket ligjit ndërkombëtar. E ftoj edhe një herë Greqinë që të respektojë të drejtat e Turqisë”,- tha Presidenti Erdoan në lidhje me pretendimet e padrejta të palës greke në Mesdhe.

NGJARJE TË TJERA

spot_img