spot_img

Presidenti i Clujit: Kemi pranuar tre oferta të qarta për Krasniqin, të shohim se çfarë do të vendosim

spot_img

I pari i Clujit pranoi se ka pranuar oferta serioze për Ermal Krasniqin, pas paraqitjeve të tij të mrekullueshme.

Ka kohë që po flitet për një largim të sulmuesit kosovar nga skuadra rumune. Sot, vetë Ioan Varga, pronari i klubit të Clujit, foli në lidhje me këtë.

Në një intervistë dhënë për mediumin rumun “Prosport” ai tha se për 24-vjeçarin që tani kanë pranuar oferta serioze.

“Kemi tre oferta për Krasniqi. Janë oferta të qarta, jo vetëm për të. Janë 7 lojtarë gjithsejt që kanë ofertë dhe të shohim gjatë verës së çfarë do të vendosim”, tha Varga.

Mediumi rumun raporton se skuadrat e interesuara për shërbimet e ish-sulmuesit të Ballkanit janë Torino, Fiorentina dhe Mallorca, përveç Lazio, natyrisht. Skuadra kryeqytetase italiane madje duket favorite për t’ia dalë që ta blejë kartonin e tij.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img