Skuadra e Ferizaj e ka nisur për mrekulli stinorin pranveror, ku në tre ndeshje ka marrë pesë pikë, për dallim nga vjeshta kur vështirë arrinin te rezultatet.
Futbollistët e Ferizaj kanë barazuar në udhëtim me Gjilanin dhe Malishevën, teksa ka mposhtur Prishtinën.
Duke marrë parasysh se kanë një ndeshje shumë të vështirë në kuadër të xhiros së 22-të ndaj Dritës, presidenti i klubit Lulzim Abazi i ka kumtuar një lajm sot futbollistëve të tij.
Merretn vesh se klubit se i pari i klubit ferizajas u ka thënë pas stërvitjeve të sotme futbollistëve se kanë super premio nëse ndalin pikët e plota të shtunën në Ferizaj.
Abazi i kontaktuar nga Albanian News tha shkurt: ‘Jemi në rrugë të mbarë. Po Pinochet shumë që të ruajmë ecurinë pozitive të pjesës së dytë të edicionit’, ka thënë numri një i bardhekaltërtëve.
Takimi me Dritën do të jetë një i vështirë, por nuk është e pamundur edhe fitorja e vendasve duke marrë parasysh se në ndeshjen e parë i ndalën gjilanasit në barazim, teksa në sfidën e dytë në Gjilan u mposhtën vetëm në minutat e fundit.
Megjithëse pse Presidenti i klubit Lulzim Abazi nuk i ka bërë me dije shumën që do të ofrojë premio, bëhet fjalë për një premio të madhe dhe lojtarët do të jenë të motivuar për këtë duel.