Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes një postimi ka reaguar për vdekjen e legjendës së futbollit Pele.
Ai ka thënë se lajmi për vdekjen e tij është i dhimbshëm pasi nga kjo botë u ndaj “Mbreti i Futbollit”
Postimi i Agim Ademit:
I dhimbshëm lajmi që sonte pushoi së rrahuri zemra e Legjendës së futbollit botëror, Pele!
Edson Arantes do Nascimento – Pele, i njohur nga i gjithë globi si “Mbreti i Futbollit”, ishte vlerë e pakontestueshme e futbollit brazilian dhe botëror.
Magjia e tij me topin bëri që ky sport të jetë i dashur për të gjithë anembanë botës.
Pele do të kujtohet përjetësisht për gjithçka që i ofroi botës së futbollit, për emocionet e jashtëzakonshme që i dha shumë gjeneratave me paraqitjet e tij në fushën e gjelbër, por edhe si një frymëzues i papërsëritshëm për brezat e rinj.
Pele ishte hero i futbollit, por me një modesti të jashtëzakonshme.
Lamtumirë Legjendë!