spot_img

Presidenti i FFK-së, Ademi: I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të Beckenbauer

spot_img

Pas lajmit për vdekjen e legjendës së futbollit, Franz Beckenbauer, në moshën 78-vjeçare, ka reaguar i pari i futbollit kosovar, Agim Ademi. ‘I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të një prej figurave më ikonike të futbollit, Franz Beckenbauer. I njohur si “Der Kaiser”, Franz Beckenbauer ishte një emër që ka shkruar histori dhe ka lënë një trashëgimi të madhe për brezat’ ka thënë ndër të tjera, Ademi, shkruan Albanian News.

Legjenda gjermane ka vdekur gjatë ditës së djeshm.

Vdekja e djalit të tij Stephan (46) në vitin 2015 dhe thashethemet për Kupën e Botës 2006 e ndikuan atë.

Që atëherë, edhe shëndeti i tij është përkeqësuar. Infarkti i syrit, operacionet e zemrës, plus sëmundja e Parkinsonit.

Gjermania i thotë lamtumirë futbollistit më të madh gjerman. Kampion bote si lojtar më 1974 dhe si trajner në 1990.

Franz Beckenbauer para 13 vjetësh ishte në vizitë në Kosovë kur futbolli kosovar ishte i izoluar në katër anët, kurse legjenda ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s.

Më posht e gjeni postimin e plotë të Presidentit Ademi:

I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të një prej figurave më ikonike të futbollit, Franz Beckenbauer.

I njohur si “Der Kaiser”, Franz Beckenbauer ishte një emër që ka shkruar histori dhe ka lënë një trashëgimi të madhe për brezat.

Beckenbauer fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë Perëndimore si kapiten më 1974 e më pas si trajner më 1990. Ai ishte legjendë e klubit gjerman, Bayern Munich, me të cilin fitoi shumë trofe.

“Der Kaiser” për të gjithë ne nuk ishte thjesht një futbollist, ishte një lider, një frymëzim dhe një simbol i pavdekshëm i futbollit.

Le ta kujtojmë dhe ta nderojmë legjendën Franz Beckenbauer për kontributin e tij të pakrahasueshëm në sportin që ne të gjithë e duam dhe e adhurojmë.

RIP🙏

Lamtumirë, legjendë! 🙏

NGJARJE TË TJERA

spot_img