spot_img

Presidenti i FFK-së, Ademi në mesin e shumë personaliteteve i jep lamtumirën legjendës Qiro Bllazheviq

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po merr pjesë në ceremoninë lamtumirëse të ish-trajnerit legjendar të Prishtinës, Qiro Bllazheviq.

Bllazheviq që u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë njihet për kontributin e madh në futbollin kosovar, saktësisht te KF Prishtina i cili ndihmoi gjeneratën e artë të arrijë suksese të mëdha.

Ademi po merr pjesë në mesin e shumë personaliteteve të shquara të institucioneve kroate. Numëri një I FFK-së e ka cilësuar Bllazheviqin si një nga trajnerët e të gjitha kohërave.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Në mesin e shumë personaliteteve të shquara të institucioneve kroate dhe legjendave të futbollit për t’ia dhënë lamtumirën trajnerit që la gjurmë në botën e futbollit, Mirosllav Qiro Bllazheviq.

Qiro ishte dhe mbetet “trajneri i të gjithë trajnerëve”, derisa ishte shumë i dashur dhe i veçantë edhe për komunitetin e futbollit në Kosovë, për dashurinë dhe pasionin që shfaqi për zhvillimin e futbollit tonë sa ishte trajner i Prishtinës.

Në emër të komunitetit të futbollit në Kosovë u shpreha ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes, dy vajzave dhe djalit të tij, por edhe presidentin të Federatës Kroate, Marijan Kustiq dhe shumë ish-lojtarëve të tij, në mesin e të cilëve ishte edhe Ardian Kozniku.

Qiro do të mbahet mend për karizmin dhe rezultatet e tij, derisa njohuritë e tij mbi futbollin do të jenë frymëzim për brezat e rinj.

Lamtumirë Legjendë!

Faleminderit për kontributin e dhënë për futbollin e Kosovës!

NGJARJE TË TJERA

spot_img