Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e vlefshmë për Ligën e Kombeve.
“Dardanet” triumfuan 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Grupit 5 në Ligën C, shkruan lajmi.net.
Fitores së futbollisteve të Kosovës i është gëzuar edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Ademi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka vlerësuar lart triumfin e lojtareve kosovare, duke uruar që i njëjti ritëm t’i përcjellë ato edhe në ndeshjen përcaktuese, atë kundër Bullgarisë.
Postimi i plotë:
Dardanet realizojnë fitoren e radhës në #UEFAËomensNationsLeague
Një tjetër paraqitje e shkëlqyeshme e futbollisteve të Kombëtares së Kosovës në kuadër të Grupit 5 në Ligën C, e cila rezultoi me fitoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut, me rezultat 3:1.
Përgëzoj futbollistet për fitoren dhe përkushtimin e madh gjatë tërë ndeshjes dhe stafin e kombëtares në krye me trajneren Anneli Andersen për punë të suksesshme.
Uroj që me të njëjtin ritëm të vazhdojmë edhe në ndeshjen e radhës kundër Bullgarisë, e cila do të jetë përcaktuese për pozitën e parë në grup dhe promovim në Ligën B.
Krenar me Ju Dardane!
Forca Kosovë.