Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në Prishtinë dy miqtë e tij të nderuar, presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamet Sejdini, dhe Denis Bastarin, menaxherin e lartë në programin HatTrick të UEFA-së.
Ka qenë Ademi që në rrjetet sociale e ka publikuar një foto në natyrë bashkë me mysafirët e tij. Ky takim ka qenë një rast i veçantë për të diskutuar për të ardhmen e futbollit në rajon dhe për të shkëmbyer mendime dhe ide për avancimin e futbollit.