Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka shkruar disa fjalë në librin e zisë për Mbretëreshën Elizabeth që vdiq ditë më parë.
Ademi ka ndarë disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook gjatë shkrimit të tij në librin e zisë në Ambasadën britanike në Kosovë.
“70 vjet në fron, Mbretëresha Elizabeth II ishte shembulli më i mirë i një lidereje të jashtëzakonshme”.
“Përveç progresit dhe zhvillimit të vendit, Shkëlqesia e saj dha kontribut të madh edhe për paqe dhe humanizëm ndërmjet njerëzve pa dallim etnie, race e feje”, shkroi Ademi në Facebook.