Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, kryetari i Dardanëve, Luli Berisha dhe anëtarët Muharrem Sahiti e Albert Bunjaki kanë bërë homazhe pranë arkivolit të regjisores dhe adhurueses së madhe të Kosovës, Vjosa Berishës, shkruan Demokracia.com.
Numri një i FFK-së e ka përshkruar Vjosën si një grua me personalitet të shquar të artit dhe kulturës në Kosovës e cila la pas vetes një trashëgimi të pasur artistike.
Postimi i Agim Ademit:
Sot së bashku me bashkëpunëtorët e mi, Muharrem Sahiti, Albert Bunjaki e Lulzim Berisha, bëmë homazhe pranë arkivolit të regjisores dhe producentës së njohur të filmit, njëherësh anëtares së grupit të tifozëve Dardanët, Vjosa Berisha.
Vjosa ishte personalitet i shquar i artit dhe kulturës në Kosovës dhe la pas vetes një trashëgimi të pasur artistike.
Ajo gjithashtu dha kontribut të madh edhe për organizimin e tifozëve të kombëtares Dardanët me idetë dhe kreativitetin e saj, teksa kontribuoi në sensibilizimin e shumë grave e vajzave për t’i ndjekur ndeshjet e futbollit.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!