Presidenti i FFK-së, Agim Ademi sot vizitoi shtëpinë e pleqëve në Gjinoc. Aty u prit nga hoxha, Halil Kastrati, me të cilin vizituan nga afë banorët e moshuar. Familja Ademi ka qenë njëra ndër donatorët e ndërtimit të kësaj shtëpie, të vetme në Kosovë
Më posht e gjeni postimin e Ademit
Sot së bashku me hoxhë Halil Kastratin qëndrova për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Gjinoc të Suharekës.
Kujdesi ndaj të moshuarve përveç obligim është edhe mision humanitar, teksa hoxhë Kastrati, falë mbështetjes së madhe nga bamirës anë e mbanë globit ku jetojnë shqiptarët, ka arritur që të moshuarve që nuk kanë pasardhës t’u krijojë kushte jashtëzakonisht të mira për jetesë.
Secili prej tyre shprehu mirënjohje e urime për hoxhën Halil Kastrati dhe për të gjithë ata që me mjetet e tyre ndihmuan që ata sot të kenë jetë të dinjitetshme në këtë moshë të shtyrë.
#BashkëPërBamirësi