I pari i futbollit kosovar, Agim Ademi me bashkpunëtor po qëndron në Gjermani. Ai gjatë vizitës në shtetin gjerman sot u prit në konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart. Aty u prit nga drejtuesi i saj, Hamdi Berbatovci dhe zëvendësi Gramoz Berisha.
‘Si zakonisht në udhëtime të tilla së pari vizitojmë përfaqësitë e shtetit tonë. Ishte kënaqësi të takohemi me konsullin dhe ekipin e tij. Si çdo herë ata janë afër qytetarëve tanë’ ka thënë shkurt, Presidenti i FFK-së, Agim Ademi për gazetën Albanian News.
Ndërkaq gazeta nga burime të veta merr vesh se Ademi dhe delegacioni i futbollit kosovar përveç që i ndjek nga afër futbollistët nga Kosova dhe me potencial për të ardhur në kombëtare, pritet të këtë takime të rëndësishme për selektorin e ri!
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe konsulli në Shtutgart, Hamdi Berbatovci