Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ndodhet në Oslo me Kombëtaren e Kosovës për miqësoren kundër Norvegjisë sot është pritur nga ambasadorja e Kosovës në shtetin nordik, Nita Luci.
I pari i futbollit kosovar ka postuar një fotografi në rrjetet sociale me ambasadoren Luci, teksa ka vlerësuar rolin e bashkatdhetarëve tanë në Norvegji.”
Ambasadoren e falënderova për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë në promovimin e vlerave të vendit tonë në Norvegji. Gjatë këtij takimi vlerësuam rolin e bashkatdhetarëve tanë dhe përkrahjen që ata i japin vendit të origjinës në çdo sferë të jetës. Kontributi i tyre në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona është i jashtëzakonshëm. Në ndeshjen e nesërme presim që mbështetja e tyre për Dardanët të jetë maksimale”, ka shkruar Ademi, i cili ia ka dhuruar një fanellë dardane ambasadores Luci.