spot_img

Presidenti i FFK-së nderon trajnerin e Rilindjes për humanizëm pas tërmetit në Turqi

spot_img

Në rastet e katastrofave natyrore, njerëzit shpesh bien pre e ndjenjave të frikës, ankthit dhe panikut. Në ato momente, personalitetet që tregojnë vlerat humane, solidaritetin dhe përkushtimin për të ndihmuar të tjerët, bëhen shembulli i ndryshimit pozitiv dhe inkurajojnë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Trajneri i futbollit i KF Rilindja, Mentor Maloku është një prej këtyre personaliteteve. Ai është nderuar me mirënjohje nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, për kontributin e tij në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve me rastin e termetit që ndodhi ditë më parë në Turqi.

Postimi i plotë i kreut të FFK-së

Humanizmi dhe vlerat humane çdo herë kanë qenë virtyt i popullit tonë, e me theks të veçantë edhe i sportistëve dhe punëtorëve sportivë.

Këtë e vërteton edhe rasti i trajnerit të futbollit, z.Mentor Maloku, të cilin sot e nderova me mirënjohje për vepër humane në rastin e termetit në Turqi.

Mentori krahas zejes së trajnerit në KF Rilindja nga Prishtina, si vullnetar merret edhe me kërkim shpëtim në raste të fatkeqësive natyrore kudo. Ai, së bashku me ekipin e tij, në cilësinë e udhëheqësit, udhëtuan drejt Turqisë për t’i dalë në ndihmë popullit turk pas termetit me përmasa të mëdha tragjike ditë më parë.

Rrëfimet e Mentorit ishin të ndryshme dhe rrënqethëse, por i veçantë ishte rasti i vajzës 3-vjeçare që pikërisht ky ekip e kishin nxjerr nga rrënojat për të vdekur, por pas verifikimit një ushtar ia kishte vërejtur lotin dhe ishte konstatuar se ajo ishte gjallë.

Veprat e tilla duhet të jenë inkurajuese për shoqërinë tonë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img