Gjyqtarja kosovare Florentina Kallaba e cila po e gjykon në fazën finale Euro 2022 në futsall, është vetëm njëra nga ata që ndajnë drejtësinë, që po e paraqesin mirë edhe futbollin kosovar.
Numri një i FFK-së, Agim Ademi e ka përgëzuar atë për përformancën në ndeshjen Portugalia vs Hungaria, duke thënë se prezantimi i FFK-së në këso evenimente po e bën krenar.
Postimi i plotë i Agim Ademit:
Krenar që Federata e Futbollit e Kosovës po përfaqësohet nga gjyqtarja Florentina Kallaba në fazën finale të UEFA Euro 2022 në futsall.
E përgëzoj për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen gjysmëfinale ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë.
Uroj që sa më shumë gjyqtare e gjyqtarë të kemi në nivele të tilla.
Futbolli i Kosovës ka ecur para në çdo segment, falë përkushtimit dhe punës profesionale të të gjithëve.
Në këtë drejtim jemi duke krijuar edhe ekipin e gjyqtareve për futboll me stema të FIFA-s, teksa jemi në pritje të pajisjes me stemë të FIFA-s edhe të një ekip tjetër të gjyqtarëve pas propozimit të bërë nga Komisioni i Gjyqtarëve në FFK.