spot_img

Presidenti i FFK-së takon nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës si dhe viziton veriun e vendit

spot_img

Në kuadër të vizitave nëpër komuna, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me bashkëpunëtorë ka qëndruar sot në Mitrovicë dhe në komunat e veriut. Fillimisht, kreu i FFK-së takoi nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, për të diskutuar ndarjen e parcelës për fushën stërvitore të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Mitrovicës, e cila do t’u shërbejë të gjitha shkollave dhe klubeve që nuk i kanë fushat e tyre. Presidenti Ademi gjithashtu shprehu interesim për parcelën e ndarë nga Kuvendi Komunal për fushën e KF Trepça.

Pas Mitrovicës së Jugut, presidenti Ademi vazhdoi në Leposaviq, ku vizitoi Kompleksin Sportiv që është në ndërtim e sipër dhe nën mbikëqyrjen e përhershme të FFK-së. Po ashtu, ai qëndroi edhe në stadiumin e Leshakut, i cili do të jetë nën patronatin e FFK-së. Të dy këto komplekse, përveç stadiumeve kryesore, kanë edhe fusha stërvitore që do të shërbejnë për komunitetin lokal, por do të jenë nën patronatin e institucioneve të Kosovës.

Me këtë rast, presidenti Ademi ftoi të rinjtë dhe dashamirët e futbollit në këtë pjesë të territorit të Republikës të krijojnë klube dhe shkolla futbolli, duke u siguruar që fëmijët e të gjitha komuniteteve të kenë kushte të barabarta për të zhvilluar talentin e tyre, ashtu si në të gjithë Kosovën.

Kreu i FFK-së theksoi se në bashkëpunim me MKRS-në dhe komunat përkatëse do të vazhdojnë projektin e ndërtimit të fushave në çdo cep të vendit, aty ku ka mbi 50 fëmijë që luajnë futboll apo krijohet një klub futbolli.

Projekte të tilla po ndërtohen edhe në pjesën veriore, e cila deri më tash ka mbetur mbrapa në këtë drejtim. Ademi theksoi se gjithçka rreth investimeve do të realizohet përmes Memorandumeve të Bashkëpunimit, duke shpresuar që këto fusha të mbështesin sloganet tashmë të njohura ‘Bashkë për Futbollin’ dhe ‘Futbolli na bashkon’.

NGJARJE TË TJERA

spot_img