Skuadra e Llapit për grupmoshat U19, është shpallur Kampion i Kosovës në futboll.
Llapi u shpall Kampion pasi kishte një sezon fantastik, shkruan Albanian News
Ndërkohë Presidenti i këtij klubi Beqir Batatina ka ardhur nga Gjermania për t’i falenderuar lojtarët e rinj dhe për të festuar.
Madje Beqir Batatina ka deklaruar që nëse Llapi e mbyll ndonjë sezon pa trofe ai jep dorëheqje.
‘Atë ditë kur klubi i Llapit mbetet pa trofe, unë jap dorëheqje nga pozita e Presidentit.
Krenar me ju djema, krenar me ju kampiona ⚪️🔵🏆🏆💪👏👏’ shkruan Batatina.