spot_img

Presidenti i Ukrainës zotohet për rikthimin e sundimit të ligjit në territoret e aneksuara nga rusët: Filloi në Krime dhe atje do të përfundojë

spot_img

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, është zotuar për ta sjellë “paqen në Ukrainë dhe për të gjithë qytetarët në Krime”.

Këto premtime i bëri gjatë një fjalimi të mbajtur në samitin ndërkombëtar sa i përket platformës së Krimesë, transmeton Telegrafi.

Duke folur para delegacionit nga 50 vendet, Zelensky tha se Kievi do ta rikthej sundimin e ligjit mbi rajonet e aneksuara nga Rusia.

“Do ta tejkalojmë terrorin, të rikthejmë sigurinë në rajonin tonë, Evropë dhe në tërë botën. Duhet të fitojmë. Na duhet fitorja kundër agresionit rus. Për këtë duhet ta çlirojmë edhe Krime nga okupatorët. Ka filluar në Krime dhe do të përfundojë në Krime”, shtoi Zelensky.

Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas paralajmëroi Moskën për aksione më të shpeshta nëse rusët vazhdojnë të kryejnë sulme në ditën kur Ukraina do të festojë ditën e pavarësisë.

I pyetur gjatë një konference për media gjatë vizitës së presidentit polak, Andrzej Duda, lidhur me mundësinë që Rusia të kryej sulme ajrore në Kiev, ai tha se çdo ditë kërcënohen nga sulmet dhe inteligjenca e Ukrainës është duke bashkëpunuar me shërbimet e huaja inteligjente.

“Rusia e bën këtë tërë kohën. Ata mund të rrisin numrin e sulmeve gjatë 23 dhe 24 gushtit. Çfarë do të bëjë Ukraina nëse Kievi goditet? Njëjtë sikurse tani. Sa i përket meje si president dhe për çdo ukrainas, Kievi Chernihivi, Donbasi – të gjitha janë njëjtë. Ukrainasit jetojnë atje – edhe në Kharkiv dhe Zaporizhzhia”, shtoi Zelensky. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img