spot_img

Presidenti Thaçi dekoron Shefki Kuqin, sulmuesin që luajti në Ligën më të fortë në Botë

spot_img

Presidenti Thaçi dekoron “dallëndyshen shqiptare” të Premierligës, Shefki Kuqin

Shefki Kuqi, futbollisti nga Vushtrria ishte i pari shqiptar që arriti të luajë në ligën më të fortë në botë, në Premierligën angleze.

Atë botë, Kuqi me paraqitjet e tij bënte krenar të gjithë shqiptarët anekënd, duke bërë që bota e futbollit nëpërmjet tij të mësonte edhe për vendin prej nga e kishte prejardhjen.

Në Angli, Kuqi ishte i njohur veçanërisht për festimin karakteristik të shënimit të golave, duke kërcyer si dallëndyshe.
Me karrierën e gjatë dhe të suksesshme, Kuqi ishte ambasador i denjë i futbollit të Kosovës në nivelet më të larta në futboll.

Për kontributin e tij në sport, Shefki Kuqi është dekoruar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me medaljen presidenciale të meritave.

Kuqi, aktualisht është trajner i futbolli, i trajnuar nga trajnerët më të mirë në qarkullim. Ai është shkolluar si trajner në Premierligën angleze
Vlen të theksohet se për Kuqin, konsiderata dhe vlerësim të lartë ka shprehur edhe ish përzgjedhësi i Anglisë, Roy Hodgson.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img