spot_img

Presidenti turk Erdogan, ka të drejtë kur u shpreh: “Nuk ka komb dhe etni greke”.

spot_img

Shkruan Spartak Ngjela

Megjithatë, ai duhet ta dijë se në Gadishullin Ilirik ka etni dhe komb gjerësisht shqiptar.

l.
Por, në fakt, kjo është e vërteta. Greqia është një krijim artificial nga injoranca e fuqive europiane të fillimit të shekullit të XIX. Dhe gjithkush që respekton historinë, duhet ta dijë që ka një komb autokton arbëror në Gadishullin Ilirik.
Revolucioni grek i vitit 1821 ishte revolucion shqiptar i arbërorëve që jetonin masivisht në Athinë, në Greqinë Qendrore, në Atikë, në Peloponez, në More e kudo nëpër ishujte mëdhenj të Greqisë. Ata po kujtonin se po çlironin Arbërinë e tyre, kur iu pllakosi neohelenizmi antishqiptar, por që ky ishte dhe është, edhe kundër helenizimit të lashtë sokratian.

Krijimi i Greqisë antiarbërore ka qenë një marrëzi historike e dehjes evropiane të viteve 1821-1850, sepse historia e njeh mirë që arbërit, me revolucionin e tyre të vitit 1821, janë krijuesit e Greqisë së Re. Pikërisht këtu qëndron dhe frika e sotme greke. Kjo frikë qëndron sepse, sipas gjuhës, vetëm gjuha shqipe ka lidhje me helenizmin e lashtë sokratian, domethënë me greqishtene vjetër. Greqishtja e sotme, nuk ka asnjë lidhje me helenizimin sokratian. Dhe studiuesit modernë e kanë nxjerrë përfundimin: kjo është arsyeja që grekët e sotëm kenë varrosur helenizmin e Sokratit, për të krijuar një helenizëm të ri antihistorik: ata kanë frikë nga gjuha shqipe dhe nga historia mijëravjeçare e Arbërisë.

Pikërisht kjo është edhe arsyeja që Greqia e sotme, kurrë nuk do të dalë dot nga frika e saj shekullore se Shqipëria arbërore do të mund të triumfojë. Kurse, kryeministri aktual i Shqipërisë, Rama, i jep pushtuesit grek territor shqiptar. Turp. (!)
Por, ky nuk është kryeministri i parë shqiptar që e bën këtë.

Il.
Për të krijuar një Bizant të vogël, fuqitë e mëdha evropiane, dhe sidomos Franca dhe Rusia, si mbështetëse të Serbisë dhe Greqisë, shkatërruan me genocid dhe frikë popullin shqiptar, banues masiv në të gjithë territorin e sotëm grek, për të krijuar një shtet pa rrënjë etnike, por me një bërthamë fetare, dhe me një kishë ortodokse greke që hiqej kristiane, por që në realitet nuk kishte lidhje fare ne Jezu Krishtin dhe krishtërimin.

Kur e panë që shqiptarët nuk asimiloheshin se i mbante gjuha, të gjithë këta barbarë u hodhën kundër gjuhës shqipe. Kisha greke e quajti shqipen, gjuhë të mallkuar. A mund të ketë Krisht që mallkon gjuhën, kur Testamenti i Ri fillon kështu: “E para ishte fjala”. (!)
Kurse Stambolli, kurrë nuk lejoi hapjen e shkollave shqipe në të gjithë Arbërinë.
Por, këta nuk e njihnin historinë ose e urrenin atë, sepse ajo fliste për shqipërarët, histori kjo që filloi të vërtetohej nga gjuha.

Ishte filologu i madh i perandorisë Austro-Hungareze Johann Georg von Hahn, i pari shkencëtar i madh i gjuhës, i cili e ngriti gjuhën shqipe në apogje, vetëm me studimin e 6000 fjalëve shqipe. Veprën e tij të famshme Albanesische Studien ( Studime shqiptare), grekët dhe serbët e patën tmerr, por nuk kishin se çfarë t’i bënin, se ai ishte konsull perandorak dhe veprën e tij, sipas pjesëve të autorit, e botoi shtypshkronja perandorake e Shtetit dhe e Oborit të Vjenës, në vitin 1853 dhe 1854.
Vepra e tij Studime Shqiptare mban brenda saj katër teza të mëdha për shqiptarët, të cilat duhet t’i dijë çdo shqiptar i shkolluar. “Epirotët, maqedonasit dhe ilirët janë fise të afërta”, thotë Georg von Hahn në tezën e katërt të doktrinës së tij, dhe i gjithë punimi vërteton “autoktoninë dhe aristokratizmin e lashtë të shqiptarëve”, si mendim shkencor që iu paraprin të katër tezave të tij.

Prandaj që nga vit 1854, çështja shqiptare hyri në dritën e historisë moderne. Shkenca e historisë e kuptoi më në fund se, qëndresa arbërore kundër pushtimit sllav, si dyndje fisesh, duke filluar nga shekullit të X-të, e kishte vlerën e vet te gjuha shqipe. Shqiptarët, nga kjo arsye, nuk u asimiluan dhe i kanë zhdukur hordhitë pushtuese fisesh sllave plotësisht nga trevat e Ilirikumit, të Epirit të Vjetër dhe të Epirit të Ri, domethënë nga Shqipëria Veriore dhe Shqipëria Qendrore e Jugore.

Kjo është historia shqiptare që tremb sot pushtuesit serbë dhe grekë. Por janë pikërisht këta shqiptarë që shpëtuan edhe Greqinë e sotme, që ajo të mos asimilohej nga dyndja e fiseve sllave, ndonëse atje ka shumë sllave të asimiluar, aq sa historia moderne viteve të fundit, helenët e rinj, pa arvanitët, i quan një përqindje të madhe sllavësh të asimiluar.

Por, megjithatë, deri në mesin e viteve 90′, antishqiptarizmi ishte sistem. Gjithsesi, politika amerikane ka qenë mbrojtësja solide e Shqipërisë, që nga viti 1919 e deri në ditët e sotme, sepse, pikërisht ajo politikë, në vitin 1999 i bashkoi Ilirikumit shqiptar Dardaninë, domethënë Kosovën.
Kjo e frenoi përfundimisht antishqiptarizmin shekullor. Dhe pyetja është: a do të vijojë ky proces?
Në fakt, këtu te kjo pyetje, ka nisur reaksioni i ri serbo – grek. Por janë të dështuar. Procesi do të vijojë, sepse Uashingtoni nuk kishte përse ta niste procesin historik për rivlerësimin e historisë arbërore, pa një qëllim historik.
Kurse, kryeministri shqiptar i jep territor shqiptar Greqisë. E kuptoni ku jemi?

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img