spot_img

Presidentja Osmani kujton Fehmi Aganin në përvjetorin e vrasjes: Vizioni i tij do të na udhëheqë për forcimin e shtetit

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar akademikun, Fehmi Agani, në përvjetorin e vrasjes.

Osmani thotë se 25 vite më parë, Kosova e ka humbur njeriun që tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë.

“Forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, më 6 maj 1999 vranë mizorisht akademik Aganin, dorën e djathtë të Presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova. Ata nuk arritën ta vrasin idealin e tij jetësor, lirinë e popullit dhe pavarësinë e shtetit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndërkohë, thotë se vizioni i përbashkuesit do të udhëheqë në rrugëtimin për forcimin e shtetit dhe synimin euroatlantik.

“Sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë përkushtim i yni i vazhdueshëm, ndërkaq kujtimi për akademik Aganin është i përhershëm!”, ka shkruar tutje Osmani./teve1.info/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img