spot_img

Prezantohet procesi elektronik i ndeshjeve në volejboll

spot_img

Me organizim të Federatës së Volejbollit të Kosovës, në amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) është mbajtur seminari për procesin elektonik të ndeshjeve “e-scoresheet” dhe programin “web competition manager”.

Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së z. Valon Nikqi ka ligjëruar para përfaqësuesve të klubeve (team menaxherëve) dhe proces mbajtësve, të cilët nga ky vit do ta aplikojnë sistemin elektronik të mbajtjes së procesit të ndeshjeve në volejboll.

Të pranishmëve u janë drejtuar edhe z. Ardian Ibraj, komesar i garave si dhe Burim Zymberi, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të volejbollit, duke folur pë rëndësinë dhe detajet e këtij procesi

Ky do të jetë një hap tjetër i rëndësishëm për volejbollin kosovar, duke e ngritur në nivele tjera, përmes digjitalizimit dhe përcjelljes së trendeve botërore të zhvillimit të këtij sporti.

Nga ky vit, në volejbollin kosovar, do të fillojë së aplikuari “e-scoresheet”, e qëllimi i takimeve të tilla ishte që ta bëjnë më të lehtë të pranueshme, çdo informatë rreth këtij procesi, përmes së cilit po synohet transformimi modern i volejbollit kosovar.

NGJARJE TË TJERA

spot_img