Bjellorusia ka njoftuar se kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin ka rënë dakord për të de-përshkallëzuar situatën në Rusi.
Tani, Prigozhin ka publikuar një audio-porosi duke konfirmuar se trupat e tij po kthehen në bazat e tyre për të “shmangur gjakderdhjen”, shkruan Skynews.
Ai thotë se “ka dhënë urdhrin për t’u kthyer për shkak të rrezikut të derdhjes së gjakut”.
“Ata deshën të shpërbënin Wagnerin. Ne caktuam Marshimin e Drejtësisë për 23 qershor. Në një ditë arritëm më pak se 200 kilometra nga Moska. Gjatë asaj kohe, ne nuk derdhëm asnjë pikë gjaku të luftëtarëve tanë. Tani është momenti kur mund të ketë gjakderdhje. Duke kuptuar të gjithë përgjegjësinë për faktin se gjaku rus do të derdhet, ne e kthejmë ushtrinë dhe shkojmë në drejtim të kundërt drejt bazave tona”, tha Prigozhin.