Marrëdhëniet e Leo Mesit me presidentin e Barcelonës, Jozef Maria Bartomeu janë në pikën më të ulët. Palët po përplasen në distancë përsa i përket vlefshmërisë së klauzolës në kontratën e argjentinasit.
Por së fundmi, “Cadena Ser” ka zbuluar se krisja e Mesit me Bartomeun ka ardhur kohë më përpara. Sipas asaj që raporton, “Cadena Ser”, Mesi nuk e fal Bartomeun pasi nënshkroi me Antuan Grizmanin. Francezi dhe argjentinasi nuk shkojnë edhe shumë mirë dhe kjo vërehet edhe në fushën e lojës. Mesi nuk e ka dashur kurrë Grizmanin në skuadër, përkundrazi ka dashur rikthimin e Nejmarit.
Mesi beson se nuk u bënë të gjitha përpjekjet për të sjellë Nejmarin në Barcelonës dhe për këtë fajëson pikërisht Bartomeun.