Ka përfunduar ndeshja e javës së 16-të mes Prishtinës dhe Gjilanit.
“Bardhekaltërit”, nuk arritën më shumë se një barazim ndaj Gjilanit e cila u mbyll me rezultat 2-2, me golat e shënuara nga Jarovic në minutën e 28-të dhe Basa në fund të ndeshjes, si dhe Kryeziu dhe Vitija që shënuan për vendasit në minutën e 36-të dhe 81-të.
Prishtina, mbetet në pozitën e katërt me 26 pikë, ndërsa Gjilani në pozitën e 6-të me 18 pikë.