Ka përfunduar ndeshja e xhiros së 18-të, mes Prishtinës dhe Malishevës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet pas 90 minutave nuk ka prodhuar gola, shkruan Albanian News
Pas këtij barazimi, Malisheva mbetet në vendin e tretë me 30 pikë, kurse Prishtina zë pozitën e katër me 27 pikë.
Kjo ishte edhe ndeshja e fundit për stinorin vjeshtor për këto dy skuadra.