Kanë përfunduar dy takimet e sotme, të vlefshme për javën e 15-të në elitën e futbollit kosovar.
Prishtina e ka fituar derbin e javës kundër Dritës me rezultat 1:0, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Sulmuesi Blesa ishte heroi i Prishtinës në këtë duel, i cili realizoi golin e vetëm në minutën e 72-të nga pika e bardhë e penalltisë.
Prishtina ishte në një nuancë më e mirë në fushë sesa Drita, duke krijuar disa raste.
Bardhekaltrit me këtë fitore ngriten në pozitën e katërt me 21 pikë, ndërkohë Drita ngec me 25 pikë në pozitën e tretë, dhjetë më pak se Ballkani lider.
Feronikeli ’74 shënoi gjithashtu fitore 2:1 në ndeshjen kundër Lirisë, e zhvilluar në Gjilan.
Alban Shillova në minutën e 48-të dhe Topalaj në minutën e 62-të hapën llogarinë në këtë duel.
Fitoren “industrialistëve” ua siguroi Hajdari me golin në minutën e 87-të.
Feronikeli ’74 ka 15 pikë në pozitën e shtatë, teksa Liria është e fundit me 9 pikë.