spot_img

Prishtina e nis mirë edicionin ndaj Feronikelit 74

spot_img

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Feronikeli 74 me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros hapëse të Superligës së Kosovës.

Ndeshja u zhvillua në Kampion Nacional në Hajvali, pasi fusha në stadiumin “Fadil Vokrri” është rënduar shumë.

Kryeqytetasit ishin më të mirë në start duke krijuar më shumë para portës së mysafirëve.

Prishtinës ia lehtësoi më shumë punën Behar Maliqi, i cili mori karton të kuq direkt në mesin e pjesës së parë.

Pas kësaj ishte më e lehtë për Prishtinën që morën epërsinë në minutën e 34-të, me golin e shënuar me kokë nga Egzon të për 1-0.

Afër golit ishte Albin Krasniqi që gjuajti bukur, por shtylla e ndali goditjen e tij.
Edhe pjesa e dytë ishte më e frytshme për prishtinasit që rrezikonin më shumë.

Hasan Hyseni shënoi një gol shumë të bukur për 2-0 në minutën e 60-të.

Hapësirat e mëdha në mbrojtjen e Feronikelit i shfrytëzoi edhe Jalen Blesa kur shënoi për 3-0 pas një goditje me kokë.

Krejt çfarë bën Feronikeli 74 ishte një gol që erdhi në minutën e 85-të nga Fiton Hajdari pas një gabimi në mbrojtjen e Prishtinës (3-1).

Prishtina e nis mirë kampionit me një fitore, ndërsa Feronikeli 74 njoftohet me fuqinë e Superligës së Kosovës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img