Është mbyllur xhiro e fundit në Ligën e Parë, ku Prishtina e Re e siguroi kalimin në elitën e futbollit kosovar, duke iu bashkuar Drenicës, ndërsa Liria dhe Vushtrria do të ndeshjen në barazh.
Drenica që më herët kishte siguruar Superligën e Kosovës, sot e mbyll kampionatin me një fitore me rezultat 4-3 si mysafir i Rahovecit.
Në anën tjetër, Liria mori një fitore të rëndësishme ndaj Rilindjes 1974 me rezultat 2-0, duke siguruar pozitën e dytë.
Prishtina e Re ka fituar ndeshjen e fundit, duke mposhtur Kikën si mysafir me rezultat 3-1, ndërsa Vushtrrisë nuk i mjaftoi fitorja ndaj 2 Korrikut me rezultat 3-2.
Prishtina e Re me 69 pikë siguron kalimin direkt në Superligën e Kosovës, ndërsa Vushtrria me 67 pikë, e mbyll stinorin e rregullur në vendin e dytë.
Vushtrria do të ndeshjet me Lirinë në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, ku fituesi pastaj luan ndaj vendit te tetë në Superligën e Kosovës.