spot_img

Prishtina e Re vazhdon me trajnerin Elon Berisha – Shpëtim Babaj drejtor sportiv

spot_img

Pas sigurimit të një vendi në elitën e futbollit kosovar – Albi Mall Superligën – Klubi i Futbollit Prishtina e Re po vazhdon me hapa të matur dhe të qartë drejt sezonit të ri.

Elon Berisha do të vazhdojë të jetë në krye të bankinës si trajner, pas një sezoni të suksesshëm në Ligën e Parë. Vendimi për të mbajtur Berishën është sinjal i qartë i besimit të klubit në vizionin dhe punën e tij, e cila rezultoi me ngjitjen historike në Superligë, shkruan Albanian News.

Ndërkohë, një ndryshim ka ndodhur në pozicionin e drejtorit sportiv. Shpëtim Babaj është emëruar në këtë rol mësojnë burime të gazetës, duke zëvendësuar Sami Borocin, i cili deri më tani mbante këtë post. Babaj pritet të sjellë një qasje të freskët në menaxhimin sportiv të klubit, ndërsa klubi përgatitet për sfidat që e presin në mesin e më të mirëve të futbollit kosovar.

Ky zhvillim vjen në një moment kyç për Prishtinën e Re, që tashmë ka fituar respekt në skenën kombëtare, duke u bërë një histori suksesi në futbollin tonë. Me një staf teknik të konsoliduar dhe me ambicie të qarta për sezonin e ardhshëm, klubi synon të dëshmojë se vendi në Superligë nuk është rastësi, por rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit të strukturave brenda klubit.

Prishtina e Re, e cila deri para pak viteve ishte një emër i ri në futbollin e organizuar, tashmë po kthehet në një faktor serioz dhe premtues në skenën sportive të vendit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img