Në tempullin e vet ‘Fadil Vokrri’, FC Prishtina shpëtoi stinorin për mrekulli. Prishtinasit në finalen e Kupës mundën SC Gjilani, me rezultat 2:0.
Shënues të takimit ishin Genc Hamiti (67’)dhe Mërgim Pevqeli (76’) me një volej nga distanca shuajti ëndërrat e gjilanasve.